Please enter at least 3 characters.

Vështirësohet transferimi i Declan Rices te Chelsea, edhe Liverpooli futet në garë për të

2021/01/3075911f10ef36169d64bd58c85b579e_resize19421319_.jpg
543:"Soccer Football - Premier League - Leicester City v West Ham United - King Power Stadium, Leicester, Britain - October 4, 2020 West Ham United's Declan Rice in action with Leicester City's Jamie Vardy Pool via REUTERS/Marc Atkins EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club /league/player publications. Please contact your account representative for further details.
16:"Pool via REUTERS

Declan Rice prej më shumë se një viti është objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mesfushës.

Mirëpo përkundër përpjekjeve të mëdha, Chelsea ende nuk ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit anglez.

Rikthimi i Rices në Stamford Bridges është bërë edhe më i vështirë për Chelsean, pasi së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Liverpooli.

Kampioni në fuqi i Anglisë po kërkon mesfushorin defensivë që ta ketë në radhët e veta për ta krijuar një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Thiago Alcantaran.

Sipas medieve angleze, The Reds po shikojnë mundësinë për afrimin e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë duke parë kërkesat e larta financiare të West Ham United.

‘Çekanët’ kanë shprehur gatishmëri ta lejojnë largimin e yllit të tyre, por për të ndodhur një gjë të tillë po kërkojnë 65 milionë funte.

Gjithsesi përveç Chelseat dhe Liverpoolit në garë për lojtarin mbetet fuqishëm edhe Manchester United, ndërsa vet Rice preferon rikthimin te Chelsea ku ka dalë nga akademia e kësaj skuadre. /Telegrafi/