Veseli përkujton Bekim Berishën në përvjetorin e rënies së tij heroike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar heroin Bekim Berisha (Abeja) në përvjetorin e rënies së tij heroike.
Veseli përmes një postimi në Facebook tha se përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.
“Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja. Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore. Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, shkruan Veseli. /Telegrafi/


