Please enter at least 3 characters.

Veseli: Nuk ishim në ditën tonë më të mirë

2016/01/veseli-nuk-ishim-n-euml-dit-euml-n-ton-euml-m-euml-t-euml-mir-euml_hd.jpg

Pejanët u mposhtën në shtëpinë e tyre nga Rilski me rezultat 66-82, për ta humbur mundësinë që të luajnë në finale të Ligës Ballkanike.

Basketbollisti kosovar, Alban Veseli ka thënë se skuadra nuk ishte në ditën më të mirë, dhe i falënderoi tifozët për përkrahje ndërsa i uroi Prishtinës sukses në Ligën Ballkanike.

“Nuk ishim në nivelin tonë të lojës dështuam në çdo aspekt të lojës. Dua të falënderoj tifozët të cilët na kanë përkrahur gjatë tërë ndeshjes”.

“Ne kemi arritur një sukses të madh me kualifikimin në gjysmëfinale. Dëshiroj t’i uroj Sigal Prishtinës suksese në Ligën Ballkanike”, tha Veseli pas ndeshjes. /Telegrafi/