Please enter at least 3 characters.

Veseli mesazh Isa Mustafës nga tubimi në Pejë

2019/09/72178716_2623103001068338_7596011960647286784_n.jpg

Kadri Veseli ia ka dërguar sot një mesazh Isa Mustafës, nga tubimi që ka mbajtur sot Partia Demokratike e Kosovës në Pejë.

“E kam thënë, nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit të Kosovës. Edhe sot, e them të njëjtën gjë, shefit të LDK-së, Isa Mustafës, i them miqësisht, si profesor e si intelektual...

Ai e di, sikurse unë, kur kemi qenë në SHBA, së çfarë qëndrimi është i SHBA-ve për Albin Kurtin. Ai e di, pothuajse sikurse unë, se çfarë qëndrimi ka Albin Kurti për SHBA-në. Është shqetësim. Kosovës sonë nuk i duhet koalicioni i izolimit”, ka thënë Veseli.

Qytetarëve të Pejës, Kadri Veseli u ka bërë thirrje që të mobilizohen më 6 tetor dhe të votojnë për PDK-në, e cila, bashkë me SHBA-në, do ta luftojë korrupsion dhe do zhvillojë ekonominë e Kosovës.