Please enter at least 3 characters.

Veseli: E gjithë jeta e Gani Sylës ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare

2019/07/65793032-1298803240294879-4649658721939488768-n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ngushëlluar familjen Syla me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe nënkryetarit të komunës së Drenasit Gani Sylaj.

Sylaj ka vdekur sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.

Postimi i Veselit në Facebook:Gani Syla ishte një atdhetar i madh, gjithë jeta e të cilit ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare. Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e tij sot në mëngjes. Puna e tij do të jetë përherë një shembull frymëzimi. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij.