Please enter at least 3 characters.

Vërtetohen lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me shërbimet sekrete të vendeve të tyre

2022/06/church_russia-serbia.jpg
586:"A Serbian flag is seen in front of Belgrade's Saint Sava Church as supporters of Serbian President and Russian President wait for their arrival on January 17, 2019. - Russian President Vladimir Putin on January 17, 2019 called for stability in the Balkans during a pageantry-filled visit to Serbia, a key Moscow ally in a tense region on Europe's edge. Although Serbia and all of its neighbours aspire to join the European Union, Belgrade has nurtured close ties with Russia, its historical "Orthodox big brother" whose people also share Slavic origins. (Photo by ANDREJ ISAKOVIC / AFP)
3:"AFP

Lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me politikën e këtyre vendeve janë po aq të vjetra sa edhe vetë ekzistimi i tyre.

Bekimet që Kisha Ortodokse i ka dhënë politikës hegjemoniste ruse dhe serbe tashmë është hetuar dhe vërtetuar, duke nxjerr në pah nënshtrimin e dyanshëm për qëllime krejtësisht agresore.

Në medie sociale janë shfaqur të gjithë krerët ortodoks të kishës ruse duke nisur nga drejtuesi aktual Kiril e deri te mitropoliti Nikodim, i cili ka vdekur në vitin 1978.

Aty janë paraqitur edhe lidhje e Kishës Ortodokse Ruse me ish-KGB-në, tash Shërbimi rus i Sigurisë (FSB).

“Unë e kam hetuar këtë lidhje që në fillim të viteve '90-ta dhe pa hyrë në asnjë detaj mund të them se nga fillimi i viteve 1970 një prift mund të bëhej peshkop vetëm me bekimin e KGB-së, duke qenë operativ i KGB-së. Po kjo është e vërtetë”, thekson Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtje të Demokracisë.

Stander përveç tjerash, këtij postimi ia shton edhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.

“Unë kam shkruar për Kishat Ortodokse Ruse dhe Serbe dhe jam plotësisht dakord me këtë vlerësim. Ekziston një lidhje e qartë midis Kremlinit, KGB-së/FSB-së dhe Kishës”, përfundon ajo. /Telegrafi/