Please enter at least 3 characters.

Verona e do Balotellin, italiani mund të bëhet shok skuadre me Rrahmanin

2019/08/GettyImages-965618816.jpg
224:"NICE, FRANCE - JUNE 01: Mario Balotelli of Italy looks on prior to the International Friendly match between France and Italy at Allianz Riviera Stadium on June 1, 2018 in Nice, France. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Brescia, Fiorentina, ndërsa së fundmi është futur në garë edhe Verona për Mario Balotellin.

Klubi që është rikthyer në Serie A po kërkon ta ndërtojë një skuadër të fortë, që të mos largohet menjëherë nga elita.

Është Gazzetta dello Sport që shkruan se Hellas Verona interesohet për shërbimet e Balotelli, madje i ka bërë edhe një ofertë zyrtare sulmuesit.

Italiani është lojtar i lirë pas i ka përfunduar kontrata me Olympique Marseille.

Lojtari ka luajtur disa vite në Francë me klube si Nice e  Marseille, por tani dëshiron të kthehet në Serie A.

Marrëveshja me Hellas Veronan duket e vështirë, pasi lojtari ka pasur pagë 3.5 milionë eurosh në sezon, gjë që është e vështirë të sigurohet nga klubi.

Nëse bashkohet me Veronan, Balotelli do ta ketë shok skuadre mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/