Please enter at least 3 characters.

Vera Wang ka mbushur 71 vjeç dhe askush nuk mund ta besojë

2020/07/GettyImages-1081211934.jpg
216:"NEW YORK, NY - JANUARY 11: Designer Vera Wang attends An Evening with Vera Wang presented by Brides and David's Bridal on January 11, 2019 in New York City. (Photo by Cindy Ord/Getty Images for WHITE by Vera Wang)
31:"Getty Images for WHITE by Vera

Vera Wang ka vendosur të ndezë internetin, pasi postoi një seri të fotografive për të festuar ditëlindjen e saj të 71-të dhe të tregojë mbështetjen e saj ndaj komunitetit LGBT.

Gjatë fundjavës, stilistja e famshme e modës ndau një seri fotografish, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar dhe thonjtë me ngjyrë ylberi për nder të komunitetit LGBT.

Në foto, stilistja e fustaneve të nuseve shihet me sytjena sportive nga Adidas, dollakë nga Balenciaga dhe një palë syze dielli nga Vera x Kohls.

Wang më vonë ndau një seri fotografish të ëmbëlsirave të saj të ditëlindjes, të cilat përfshinin një hot dog, tortë në formë kroasanti me qirinj, dhe një tortë në formë cilindrik e shtypur me fotot e saj në Instagram. Ajo festoi ditëlindjen e saj më 27 qershor.

Të dielën, Wang, shfrytëzoi rastin të shëtiste nëpër qytetin e New York me një flamur krenarie mbi kokën e saj dhe u bëri thirrje fansave të saj të kujtojnë Stonewall Riots dhe Marsha P. Johnson dy aktiviste për çlirimin e homoseksualëve, po ashtu aktivisten e të drejtave transgjinore Sylvia Rivera. /Telegrafi/