Please enter at least 3 characters.

Veprimi i ulët i vizitorit të kopshtit zoologjik ka nxitur shumë shqetësime (Video)

2017/01/Veprimi-i-ulët-i-vizitorit-të-kopshtit-zoologjik-ka-nxitur-shumë-shqetësime-foto.jpg

Në kopshtin zoologjik që ndodhet në Jodphur të Indisë, një burrë i paemëruar ka shkuar pranë një majmunit dhe i ka ofruar ushqim, pastaj e ka qëlluar në fytyrë.

Derisa shumë njerëz ndodheshin pranë tij, ai e ka goditur kafshën dhe e ka rrëzuar nga vendi ku qëndronte, teksa miqtë e tij qeshnin me këtë veprim të ulët, transmeton Telegrafi.

Filmimi që është duke bërë gjiro në rrjete sociale, ka ngjallur shqetësimin e shikuesve, duke e konsideruar një gjest të vrazhdë ndaj kafshëve të pambrojtura.

“Ky vlerësohet se është specie e vetëdijshme dhe e mençur, por mua nuk po më duket njëjtë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/