Please enter at least 3 characters.

Venezuela me ekonominë më të mjerueshme në botë për vitin 2018

2018/02/venezuela_economy.jpeg

Çmimet gjithnjë në rritje për këtë vit janë një kërcënim për ekonominë botërore, sipas 'Misery' prezantuar nga Bloomberg, një indeks që përmbledh inflacionin dhe papunësisë për 66 ekonomitë e botës, shkruan Telegrafi.

Venezuela për të katërtin vit radhazi rendit si ekonomia më e mjerë në botë, me një rezultat që është më shumë se tre herë më i lartë se ajo që ishte në vitin 2017. Tailanda përsëri mbetet vendi me ekonominë 'më pak të mjerueshme', megjithëse mënyra unike e kombit për llogaritjen e papunësisë e lënë Singaporin në pozitën e dytë.

Indeksi mbështetet në konceptin e vjetër që inflacioni i ulët dhe papunësia përgjithësisht ilustrojnë se sa mirë duhet të ndjehen qytetarët e një ekonomie. Ndonjëherë, natyrisht, një numër i ulët mund të jetë çorientues në secilën kategori: për shembull, çmimet e ulëta mund të jenë një shenjë e kërkesës së dobët dhe papunësia tepër e ulët i kushtëzon punëtorët që të gjejnë punë më të mira. /Telegrafi/