Vëllaznimi shkarkon Genc Hoxhën: Kryesi e pafytyrë, turpi qoftë me ju
Vendimin e kryesisë për ta shkarkuar atë, Genc Hoxha e ka quajtur të turpshëm dhe të pa moralshëm.
“Më thirrën në mbledhje dhe shkova e u ballafaqova direkt me ta. Në fund më thanë se nuk jam më trajner i Vëllaznimit. Një vendim i turpshëm, nga një kryesi që përbëhet nga njerëz të pafytyrë, të pamoralshëm dhe ta paaftë. Nuk kam çfarë të them më shumë, pos që shpresoj se inati që ata të pafytyrë e kanë ndaj Genc Hoxhës, do t’i mobilizojë për t’iu mundësuar futbollistëve të paktën kushte minimale”, deklaroi Hoxha për GazetaOlle.com.
Hoxha ishte kthyer me bujë të madhe te Vëllaznimi, pasi që është trajner që dashurohet nga i gjithë qyteti i Gjakovës dhe jo vetëm, mirëpo kryesia duket se mendon ndryshe. Fati i trajnerit të ri do të mësohet gjatë ditëve në vijim.


