Please enter at least 3 characters.

Vëllaznimi kampion i vjeshtës në Ligën e Parë

2016/01/v-euml-llaznimi-kampion-i-vjesht-euml-s-n-euml-lig-euml-n-e-par-euml_hd.jpg

Në takimin e fundit, gjakovarët kanë mundur Ballkanin e Suharekës 2:0. Ata e kryesojnë renditjen me 36 pikë. Nga 15 takime të zhvilluara kanë shënuar 12 fitore dhe kanë pësuar tri disfata.

Befasi e këndshme e këtij edicioni është Istogu e cila u rendit menjëherë pas Vëllaznimit në pozitën e dytë me 32 pikë. Istogu në këtë javë u mund nga Liria 1:0.

Gjilani në javën e fundit mundi Kosovën e Prishtinës 2:0. Me këtë fitore, gjilanasit klasifikohen në pozitën e 3-të me 30 pikë dhe shikuar realisht nga këto skuadra duhet pritur që dy prej tyre të kthehen në elitën e futbollit të Kosovës, kurse njëra mund të luftojë në garat e balotazhit. Këto janë vetëm parashikime ngase edhe Llapi me 27 pikë dhe Dukagjini me 26 pikë mund të ua prishin llogaritë skuadrave që gjenden në pjesën e sipërme. /Sportrks/Telegrafi/