Vëllaznimi ia nisë me KEK-un
26/06/2015
Pretendenti kryesor për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, është skuadra gjakovar Vëllaznimi, e cila në ndeshjen e parë do të jetë nikoqire e KEK-ut.
Derbi pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’, ku skuadra e madhe kosovare Trepça do ta pretë një pretendent tjetër për elitë Flamurtarin.
Skuadra tjetër që ka rënë nga elita e futbollit kosovar, Ferizaj në xhiron e parë do të jetë mysafire e Luftëtarit. /Telegrafi/
Këto janë çiftet e xhiros së parë të Ligës së Parë: Vëllaznimi – KEK-u, Ballkani – Vllaznia (P), Fushë Kosova – Kosova (P), Ramiz Sadiku – Vitia, 2 Korriku – Behari, Trepça – Flamurtari, Luftëtari – Ferizaj e Rahoveci – Dukagjini.


