Please enter at least 3 characters.

Vëllai i Paul Walker lë të hapur mundësinë e kthimit në rolin e Brian O’Conner në "Fast and Furious"

2019/08/CodyWalker-2paul.jpg

Pas vdekjes tragjike të Paul Walker në vitin 2013, vëllezërit e tij Cody dhe Caleb, u përfshinë në skenat përfundimtare të filmit "Fast And Furious".

Aktori që luante rolin e Brian O’Conner e humbi jetën në një aksident komunikacioni para përfundimit të vazhdimit të shtatë të filmave të popullarizuar.

Ndërsa në një intervistë për Metro.co.uk, Cody e ka lënë derën hapur për një kthim potencial për karakterin e Paul pas vdekjes së tij.

Cody Walker (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

"Janë thënë shumë gjëra për franshizën, po qarkullojnë shumë thashetheme. Mendoj se gjithçka është e mundur dhe do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja".

"Shumë gjëra janë thënë. Është një spekulim se franshiza mund të shkojë në një hapësirë më të madhe, prandaj kurrë nuk i dihet... Asgjë nuk përjashtohet, kurrë mos thuaj kurrë", ka thënë ai.

Paul Walker, Vin Diesel dhe Tyrese Gibson (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for Universal Pictures/Guliver)

Paul Walker vdiq në moshën 40 vjeçare, kur vetura Porsche Carrera GT në të cilën ishte pasagjer, doli nga kontrolli dhe shpërtheu pas goditjes në drunj. /Telegrafi/