Vëllai i ndaloi marrëdhënien - Adioni mohon lidhjen jashtë, ndërsa Fabjola merr vendimin
Raporti mes Fabjola Elezajt dhe Adionit duket sikur është distancuar, pas hyrjes së Fabianit, vëllait të fermeres.
Fabiani i kërkoi Olës të dilte nga Ferma VIP, me argumentin se nuk po u përmbahej parimeve me të cilat kishte hyrë dhe i kërkoi distancim nga Adi.
Ata në spektaklin e së hënës sqaruan raportin e tyre dhe për atë se çfarë kanë vendosur më tej.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Adi: E kemi folur…unë kam qenë në stres dhe nuk kam mundur as të flas. Kam qenë në stres që familja e Fabjolës nuk ka qenë mirë dhe kam dashur tu them më fal.
Fabjola: ai moment është një nga momentet që nuk kam pasur aq shumë emocione. Unë kam menduar që do vinte për mirë. Por fakti që ai është detyruar të vijë këtu për atë arsye, ai ndoshta ma fal, familja ime ma fal, por unë nuk ja fal vetes. Adionit jam munduar tja shpjegoj situatën. Unë Adionin e kam xhan. I thash e vëllait që jam duke e njohur. Një ndjesi nuk mund ta fik me buton, unë nuk punoj me bateri.
Adi: Jemi disancuar, por të nesërmen kam parë që Ola ka ndenjtur vetëm dhe i kam thënë që e unë do jem në stres.
Fabjola: Kemi bërë një pakt që të dy do jemi mirë. Vëllai më tha një histori me peshk e me zog, në kuptimin që kjo nuk bën as jashtë. Arsyeja ishte situata e Adionit jashtë.
Adi: Unë nuk e kam një lidhje jashtë. Jam ndarë kur kam hyrë këtu. Kur kam hyrë, kam qenë duke vuajtur për atë njeri. Unë kam thënë “po” kur jam pyetur a kam dikë jashtë dhe kjo ka ndikuar tek familja e Olës. Por unë nuk kam dikë jashtë. Nëse do kisha, nuk do afrohsha te Ola. Kur jam afruar te Ola, ndjenjat për personin jashtë janë venitur. /Telegrafi/


