Please enter at least 3 characters.

Veliu: Miqësia me SHBA-të është besim

2020/01/82978429_1551336018346747_9003663152331620352_o.jpg

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur për takimin e sotëm me përfaqësuesin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se miqësia me SHBA-të, është njëkohësisht besim.

“Miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm”, ka shkruar Veliu. /Telegrafi/