Please enter at least 3 characters.

Vela publikon ndarjen e ulëseve në Kuvend, sipas numrit të deputetëve

2019/03/salla-e-zbrazet-kuvendi-i-kosoves-foto-Ridvan-slivova-2-e1553009171256.jpg

Analisti dhe njohësi i sistemeve zgjedhore, Blerim Vela ka treguar disa të dhënë interesante sa u përket rezultatit të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha rezultateve të mbledhura koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e kalon pragun për 50 vota.

Në këtë rezultat Vela thotë se janë përfshirë edhe votat e shumëpërfolura nga Serbia.

Analisti ka thënë se pa votat e Serbisë Nisma e kalon pragun me 100 vota.

Vela po ashtu ka publikuar një skemë se si do të duket shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve te 6 tetorit 2019.

Sipas infografikës, Lëvizja Vetëvendosje ka 31 ulëse në Kuvend, LDK, 29 ulëse, PDK, 26 ulëse, AAK, 13 ulëse, PSD, një ulëse./Telegrafi/