Vedat Muriqi ia 'terron' Thiabut Courtois, 'Pirati' gjen sërish golin ndaj Real Madridit
18/08/2024
Sulmuesi ynë, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë gol kundër Real Madridit në ndeshjen hapesë të La Ligas. Mallorca dhe Real Madridi aktualisht janë në barazim 1-1, më Rodrygon që shënoi në pjesën e parë.Por në minutën e 53-të, Daniel Rodriguez harkoi në zonë, ku gjeti Vedat Muriqin i cili me një goditje me kokë shënoi në portën e Thibaut Courtois për 1-1.
Ndeshja e parë dhe goli i parë i Muriqit në këtë sezon me fanellën e Mallorcas.Muriqi edhe në të kaluarën kishte arritur të shënonte ndaj Real Madridit. /Telegrafi/


