Vdes një person në Shtime, trupi dërgohet për obduksion
10/09/2026
Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në Shtime më 9 shtator 2026.
Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:30, ndërsa viktima ishte dërguar në emergjencë.
Aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet. /Telegrafi/


