Please enter at least 3 characters.

Vdes një grua në Viti, nisin hetimet

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje në Viti pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, ku mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:00.

“Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/