Please enter at least 3 characters.

Vdes Fikrije Ukelli - Ceka

2021/03/fik.jpg
17:"FATLUM HAJREDINAJ

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

Ajo për vite me radhë ishte pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të përjavshme që sillte në emisionin "Diçka po zihet".

Angazhimin e saj si kuzhiniere në ekranin e RTV 21, ajo nuk e ndali as gjatë pandemisë COVID-19.

E ndjera Ukelli është edhe autore e librave "1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ajo la pas vetes një vajzë dhe dy djem.

Arsyet e shkuarjes së saj në amshim nuk janë bërë ende të ditura, teksa ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur emra të shumtë.

Regjisorja e njohur shqiptare Burbuqe Berisha, tha se me të marrë lajmin e kobshëm, mërzia kaploi sytë e saj me shuarjen nga jeta të ikonës së kuzhinës shqiptare.

"Sot mora një lajm shume te hidhur ... CEKA një grua shume fisnike dhe model qe çdo gjë shkëlqente ne te. paska ikur ne bote e amshuar. Kemi punuar bashkë 4 vite dhe vetëm kujtime te mira dhe te bukura kemi pas bashkë, prehu ne paq te njerëzit e tu te dashur qe te ikën se fundi. Ngushëllime te gjithë familjes", ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/