Please enter at least 3 characters.

Vdes Esad Dauti, njëri nga themeluesit e LDK-së - Mustafa ngushëllon familjen

2020/12/131015568_2661248614186398_494884649242069135_n.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Esad Dauti, njëri ndër themeluesit e partisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Dauti duke thënë se me pikëllim mori lajmin për vdekjen.

Telegrami i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Esad Dauti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Esad Dauti.Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar pareshtur për shtetin e Kosovës.Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!