Please enter at least 3 characters.

Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica në aksident trafiku në Gjermani

2021/09/136ffd49-38e4-4faa-b8a6-fb30cfa37d59-696x391-1.jpeg

Sot ka vdekur në aksident trafiku një 23-vjeçar nga Mitrovica.

Sipas mediave gjermane i riu mitrovicas kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura u përplas në barrierën qendrore.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari u hodh nga makina.

Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi ndërsa vdiq në vendin e aksidentit.