Please enter at least 3 characters.

Vdekjet e fundit me COVID-19, Policia po e heton rastin

2020/07/klinika-infektive-rastet-me-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Rritja e numrit të vdekjeve nga coronvirusi në Klinikën Infektive ka bërë që me këtë të merren edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se të dielën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive, ndërsa nëntë persona kanë vdekur në klinikat e QKUK-së.

Ndërsa, për rastin e gjashtë vdekjeve në Klinikën infektive policia ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 05.07.2020 - 01:00. Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/