Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë, viktima nga Emergjenca e Graçanicës ishte dërguar në QKUK

2020/10/klinika-emergjente-ne-QKUK-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Emergjenca e Graçanicës ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo i njëjti kishte ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 06:45.

“Raportohet se nga emergjenca e Graçanicës në QKUK ishte dërguar viktima m/k, mirëpo i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. /Telegrafi/