Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë në Malishevë - policia nis hetimet

2024/09/policia-e-kosoves-1.jpg

Policia e Kosovës ka nisur një hetim për një rast vdekjeje të dyshimtë, që ka ndodhur në Malishevë.

Viktima, mashkull kosovar u dërgua nga familjarët në qendrën emergjente pa shenja jete. Mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Për shkak të rrethanave të paqarta, prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t'u kryer obduksioni dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /Telegrafi/