Please enter at least 3 characters.

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, dyshohet se pësoi arrest kardiak derisa ishte në shkollë

Një nxënës 15-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, të premten pasdite, më 17.04.2026.

Sipas Policisë, dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak dhe nga Emergjenca e Ferizajt trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedura të mëtutjeshme.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia.

Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.