Please enter at least 3 characters.

Vdekja e George Michael, Madonna: A mund të shporret ky vit? (Video)

2016/12/dona-1-e1482771711517.jpg

Gjatë vitit 2016 artistë të njohur si Leonard Cohen, Prince u ndanë nga jeta.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, teksa bota dëgjonte ''Las Christmas'', këngëtari i kësaj kënge George Michael u largua nga kjo jetë.

Shumë artistë të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e ikonës së popit nga jeta.

Madonna duket më e revoltuara nga vdekja e 53-vjeçarit, mik i ngushtë i saj. Ajo përmes një statusi është shprehur në këtë mënyrë për ndarjen nga jeta të Michael.

''Lamtumirë miku im. Një tjetër artist i madh na la. A mundet që ky vit të shporret?'', ky është postimi i Madonnës. /Telegrafi/