Please enter at least 3 characters.

Vazhdon shpresa e United për top-katërshe (Video)

2016/04/united.jpg

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore komode (2-0) kundër Crystal Palace para tifozëve në Old Trafford.

Që në minutat e para të sfidës, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi. Pas kombinimeve të Darmian dhe Matas, Damien Delaney e gaboi portën (4’).

Goli i dytë i vendasve u realizua në pjesën e dytë. Matteo Darmian ishte golashënues (55’).

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në kuotën e 59-të pikëve dhe është në vend të pestë në tabelë.

Arsenali që mban vendin e katërt është vetëm një pikë përpara, por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/