Please enter at least 3 characters.

Vazhdon sherri për “Miss Universe”, “Miss Gjermania” tregon votimet

2016/01/Ariadna-Gutierrez.jpg

Konkursi Miss Universe vazhdon të jetë në qendër të debatit publik në botë pas atij incidenti të hidhur.

Prezantuesi Steve Harvey shpalli si fituese Miss Kolumbinë, Ariandna Gutierrez, kur në fakt fituese duhej të ishte Miss Filipinet, Pia Wurtzbach.

Ai e korrigjoi gabimin, por ka shumë spekulime në rrjet se konkursi ka qenë i manipuluar, transmeton mapo.al

Miss Gjermania, Sarah-Lorraine Riek, që nuk mori asnjë çmim, tha se nuk ishte e kënaqur me rezultatin.

“Për mua, e meritonte Miss Franca. U gëzova për Miss Kolumbinë, pasi e meritonte. Por jam habitur për Miss Filipinet. Askush nuk votoi nga ne për të. Më vjen keq ta them këtë”.