Vazhdon projekti për trajtimin e qenve endacak në Kamenicë
Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimin e projektit për trajtimin e qenve endacak në territorin e saj, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe rritjen e sigurisë publike.
Sipas njoftimit, projekti përfshin aktivitete të vazhdueshme për kapjen, trajtimin dhe kujdesin ndaj qenve endacak, në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet e kontraktuara në terren dhe të mos pengojnë punën e tyre gjatë realizimit të aktiviteteve.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin me ekipet e kontraktuara, duke mos penguar punën e tyre dhe duke kontribuar në kapjen dhe lirimin e qenve endacak”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës, projekti synon ofrimin e kujdesit të nevojshëm dhe trajtimin e vazhdueshëm të qenve endacak, si pjesë e përpjekjeve për menaxhimin e kësaj çështjeje në nivel lokal. /Telegrafi/


