Please enter at least 3 characters.

Vazhdon ndërtimi i urave të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar në fshatrat e Skenderajt

2024/07/450548552_877315617757156_2617689437536351863_n.jpg

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është duke vazhduar projekti i ndërtimit të urave të reja pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Pas ndërtimit të urave në fshatin Kllodërnicë, tashmë është duke u ndërtuar edhe ura në fshatin Kuqicë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo urë ishte dëmtuar shumë duke u bërë thuajse e pakalueshme.

“Për të parë nga afër punimet në terren ka dalë edhe kryetari Fadil Nura bashkë me drejtorin e Urbanzimit dhe Mbrojtjes së Ambientit Driton Mulaj”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas Kuqicës, ndërtimi i urave do të vazhdojë edhe në fshatrat tjera. /Telegrafi/