Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë të digjen malet në Negotinë

2016/07/Zjarr-ne-mal-ilustrim.jpg

Dje pas dite rreth orës 16 në malet e Goces afër Negotinës ka shpërthyer një zjarr i cili ende nuk mund të vëndohet nën kontroll nga zjarrfikësit e qytetit lindor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Deri tani nuk mund të konfirmojmë se sa hapesirë është djegur nga zjarri, i cili me orë të tëra është djegur dhe nuk kemi mundur ta shuajmë. Era e fortë e ka ndihmuar përhapjen e zjarrit. Tani ka një pjesë të vogël të zjarrit që duhet ta vëndojmë nën kontroll ndërsa pjesa tjetër është shuar'' thotë Ile Iliev, komandant i stacionit të zjarrfikësve në Negotinë./Telegrafi/