Please enter at least 3 characters.

Vazhdimi i seancës konstituive, Gërvalla: Gjithçka varet nga vullneti i opozitës

2024/03/Seanca-e-Kuvendit-per-politiken-e-jashtme-Donika-Gervalla-foto-Ridvan-Slivova-37-e1709820683833.jpg

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla deklaroi se nëse opozita nuk bllokon konstituimin, do të vazhdojnë me procedura.

E pyetur nga gazetarët nëse kanë ndonjë marrëveshje me subjektet politike ajo tha se kjo gjë do të shihet sot.

"Mbetet të shihet sot, gjithçka varet nga vullneti i opozitës. Presidentja ju ka treguar se seanca konstituive nuk bëhet për të bllokuar, por në sensin e zhbllokimit. Jemi të siguruar që po  vazhdohet seanca", tha Gërvalla.

Seanca konstituive do të fillojë nga ora 12:00./Telegrafi/