Please enter at least 3 characters.

Vance zbulon çfarë do të mendonte nëse Trump do të ishte vrarë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka thënë se nëse Donald Trump do të ishte vrarë në atentatin e vitit 2024, ai mund të kishte besuar se pas ngjarjes fshihej një komplot.

Vance tha se do të kishte “supozuar se forca shumë të errëta e kishin eliminuar” Trumpin, pikërisht në kohën kur ai po garonte për presidencën amerikane.

“Do të kisha supozuar se forca shumë të errëta kishin eliminuar Donald Trumpin, pikërisht kur ai ishte gati të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë”, tha Vance.

Ai shtoi se edhe nëse një tjetër republikan do të merrte drejtimin e vendit pas vrasjes së Trumpit, mund të mos e kishte pranuar legjitimitetin e tij.

“Do të kishte pasur një lloj paligjshmërie në të gjithë sistemin tonë politik”, deklaroi Vance.

Trump, 80 vjeç, i mbijetoi atentatit gjatë një tubimi elektoral në Butler të Pensilvanisë, në korrik 2024.

Një plumb e preku në vesh, ndërsa një pjesëmarrës në tubim humbi jetën.

Sulmuesi, 20-vjeçari Thomas Crooks, ishte pozicionuar në një çati aty pranë, me pamje të drejtpërdrejtë nga Trumpi, dhe hapi zjarr gjatë fjalimit të tij.

Ai u vra nga forcat e rendit.

Vance tha se shumë mbështetës të Trumpit do të kishin besuar se një komplot ua kishte marrë presidentin që kishin zgjedhur dhe se edhe ai do t’i kishte pasur këto mendime.