Please enter at least 3 characters.

Van Gaal takon tifozët: Do të bëhemi kampion (Video)

Manchester United ka pësuar humbje si mysafirë i Wolsburgut me rezultat 3-2, e cila ka shkaktuar shumë pakënaqësi në radhët e tifozëve të Djajve të Kuq, që kërkojnë shkarkimin e tij nga posti i kryetrajnerit.

Por, trajneri holandez nuk e ka ndërmend ta bëj këtë pasi beson se do ti sjell këtë sezon titullin e kampionit të Ligës Premier, transmeton Telegrafi.

“Ne do të përmirësohemi dhe në fund, do të jemi kampion, bye”, tha Van Gaal para një grupi të shikuesve që ishin mbledhur pas eliminimit në fazën grupore të Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet se si do të vepron kryesia e klubit të Unitedit, pasi deri më tani trajneri holandez nuk ka përmbush pritshmëritë e skuadrës. /Telegrafi/