Please enter at least 3 characters.

Valza Zhegrova publikon baladën e re "Ike"

2019/12/valzaa.zh_74934737_220529015624861_4700668157715726678_n.jpg

Këngëtarja Valza Zhegrova ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

"Ike" titullohet kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është punuar nga producenti Mixey, i cili ka edhe nën menaxhim këngëtaren në fjalë.

Vargjet e tekstit ndërkohë i janë besuar këngëtarit Gent Fatali.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është realizuar në ngjyrat bardhë e zi, për t'iu përshtatur kështu edhe tematikës që kënga trajton.

Ana vizuale i është besuar produksionit weShoot. /Telegrafi/