Please enter at least 3 characters.

Valverde flet për talentin Fati: E ka ekzagjeruar me paraqitjen e tij, është lojtar që ka diçka speciale

2019/09/GettyImages-1174674983.jpg
261:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 14: Anssumane Fati of Barcelona celebrates after scoring his team's first goal during the Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on September 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ansu Fati ka vazhduar me paraqitjet e tij të mrekullueshme me fanellën e Barcelonës.

Talenti i jashtëzakonshëm ka arritur të shënoj edhe golin e dytë me ekipin e parë, derisa ka dhënë edhe një asistim.

Barcelona mposhti Valencian me rezultat 5-2, në një ndeshje ku e gjithë vëmendja ishte te sulmuesi 16-vjeçar.

E për paraqitjen e tij në këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë. Në ndeshjen ndaj Valencias paraqitja e tij ishte e ekzagjeruar, pasi shënoi, asistoi, luajti mirë. Nuk e prisja një paraqitje të tillë”, deklaroi Valverde.

Anssumane Fati. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Tutje tekniku spanjoll tha se Fati duhet të kontrollojë më shumë lojën e tij në mes të yjeve që ka afër.

“Tani gjithçka varet nga personaliteti i tij. Ai po formohet si lojtar dhe duhet të asimilojë procesin. Duhet edhe të kontrollojë lojën e tij se është mes yjesh përveçse është në ekipin e parë”, deklaroi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/