Please enter at least 3 characters.

Valverde: E përgëzojmë Modricin, por Messi në vendin e pestë është një gjë absurde

2018/12/GettyImages-1067682864.jpg
236:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 02: Ernesto Valverde, Manager of Barcelona looks on prior to the La Liga match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on December 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Pra ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku Barcelona luan ndaj Cultural Leonesa, trajneri Ernesto Valverde ka folur për media, ku nuk kanë munguar pyetjet për ‘Topin e Artë’.

Trajneri bask ka thënë se si klub e përgëzojnë për fituesin, Luka Modric.

"Unë nuk do të hyjë në diskutime për vlerën e një çmimi”.

"Ne e përgëzojmë Modricin për Topin e Artë, por Messi në vendin e pestë është një absurditet".

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Valverde foli edhe për ish presidentin e ndjerë të Barcelonës, Josep Lluis Nunes.

"Ai më dërgoi një letër që më përgëzoi për titujt e fituar vitin e kaluar".

"Ai kurrë nuk mendoi kur nënshkroi me mua si lojtar që unë do të përfundoja si trajner i ardhshëm i Barcelonës".

Trajneri po ashtu e ka konfirmuar lëndimin e Rafinhas për gjashtë muaj. /Telegrafi/