Please enter at least 3 characters.

Valle e madhe e ‘bomberëve’ – 20 sulmues që mund të ndryshojnë ambient këtë verë

Afati kalimtar i verës 2025 parashikohet të jetë një nga më dinamiket për qendërsulmuesit në futbollin evropian. Me transferimin e pritshëm të Viktor Gyokeres nga Sporting te Arsenali, është dhënë sinjali i parë që pritet të hapë një zinxhir lëvizjesh në repartin ofensiv të shumë skuadrave të mëdha.

Kërkesa për "numrin 9" është më e lartë se kurrë – nga Liga Premier te Serie A, e deri te klubet që shpenzojnë bujshëm në Arabinë Saudite.

Disa prej tyre kërkojnë emra të afirmuar që garantojnë gola menjëherë, ndërsa të tjerat janë të hapura për profile më të rinj.

Në këtë kontekst, po ju sjellim një listë me 20 qendërsulmues që, sipas gjasave, mund të ndryshojnë klub gjatë kësaj vere.

 1. Rasmus Hojlund (Man Utd, 22 vjeç -1o gol)

Ish-lojtari i Atalantës është një nga "jo të paprekshmit" në versionin e ri të Djajve të Kuq , të cilët tashmë e kanë shtuar Cunhan në sulm dhe shpresojnë të sigurojnë një sulmues tjetër. Interi e ka menduar për të.

2. Benjamin Sesko (RB Leipzig, 22 vjeç – 21 gola)

Çmimi 90 milionë euro ka ndalur shumë klube. Arsenal dhe klube të tjera angleze kanë shfaqur interes.

3. Lorenzo Lucca (Udinese, 24 vjeç – 14 gola)

Pritet të largohet pas një sezoni të mirë. Napoli dhe Milan janë të interesuar.

4. Moise Kean (Fiorentina, 25 vjeç – 25 gola)

Ka rikuperuar formën, kërkohet nga klubet italiane dhe angleze. Napoli mbetet destinacion i mundshëm.

5. Dusan Vlahovic (Juventus, 25 vjeç – 17 gola)

Juventusi mund të heqë dorë pa përfitim për të liruar fondet. Milan është në pritje të një hapjeje.

6. Darwin Nunez (Liverpool, 26 vjeç – 7 gola)

Conte dhe Allegri e kërkojnë, por çmimi është i lartë. Një transferim në Serie A nuk përjashtohet.

7. Serhou Guirassy (Borussia Dortmund, 29 vjeç – 38 gola)

Milan e kishte refuzuar më parë, tani pendohet. Dortmund e vlerëson mbi 60 milionë euro.

8. Mateo Retegui (Atalanta, 26 vjeç – 28 gola)

Kampion i golashënuesve në Serie A. Milan e sheh si zgjedhje të parë për repartin ofensiv.

9. Aleksandar Mitrovic (Al-Hilal, 30 vjeç – 28 gola)

Ka mbetur në formë në Arabinë Saudite. Milan e konsideron si zgjidhje të sigurt, por nuk përjashtohet kthimi në Angli.

10. Marcus Thuram (Inter, 27 vjeç – 18 gola)

Forma në rënie në pjesën e dytë të sezonit. Raportet me Lautaro Martinezin kanë nxitur spekulime për largim.

11. Randal Kolo Muani (PSG/Juventus, 26 vjeç – 10 gola)

Juventusi dëshiron ta mbajë, por PSG s’ka plane për të. Klube nga Anglia janë në pritje.

12. Nick Woltemade (Stuttgart, 23 vjeç – 17 gola)

Emergjenca gjermane më premtuese. Bayern Munich po vepron për transferimin e tij, por ka edhe klubet tjera të interesuara.

13. Alexander Isak (Newcastle, 25 vjeç – 27 gola)

Liverpool po monitoron situatën. Newcastle mund ta shesë për një ofertë të majme.

14. Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt, 23 vjeç – 22 gola)

Chelsea e kërkon si alternativë për Jackson. Ka rigjetur formën pas largimit nga PSG.

15. Victor Osimhen (Napoli, 26 vjeç – 37 gola)

Oferta më konkrete vjen nga Arabia. Napoli e ka çmuar 75 milionë euro për klubet e huaja.

16. Samu Aghehowa (Porto, 21 vjeç – 27 gola)

I talentuar dhe me klauzolë 100 milionë euro. Liga Premier është gati të veprojë.

17. Ollie Watkins (Aston Villa, 29 vjeç – 17 gola)

Një sezon i suksesshëm e ka bërë tërheqës. Liverpool dhe Man United janë të interesuar.

18. Jonathan Burkhardt (Eintracht Frankfurt, 24 vjeç – 19 gola)

Milan e sheh si profil interesant. Vlera rreth 30 milionë euro.

19. Emanuel Emegha (Strasbourg, 22 vjeç – 14 gola)

Chelsea e ka në listë. Kombinim i fuqisë fizike dhe teknikës.

20. Evann Guessand (Nice, 24 vjeç – 13 gola)

Jo tipik qendërsulmues, më shumë një dytësor. Roma e sheh si alternativë për Dovbyk.

/Telegrafi/