Please enter at least 3 characters.

​Valencia e do Jesen

2016/01/jese-paralajm-euml-ron-fansat-e-real-madridit_hd.jpg

E ardhmja e Jese Rodriguez duket se do të jetë sërish në Spanjë, por jo tek Real Madridi.
Mediat spanjolle shkruajnë se Valencia, një tjetër klub i madh i La Ligës është i interesuar për spanjollin, i cili prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Los Blancos”.

Jese vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane, përfshirë klubet e mëdha angleze, por thuhet se klubi nga “Mestalla” është duke përgatitur një ofertë bindëse për spanjollin. /Telegrafi/