Please enter at least 3 characters.

Vajza 9-vjeçare humb jetën tragjikisht në Mitrovicë

2017/03/crimescenepolicia-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Mitrovicë, ku një vajzë 9 vjeçare ka humbur jetën.

Vajza ka qenë tek dyert e oborrit, ku papritmas është zënë nga dyert lëvizëse, të hekurta.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Vajza ka qenë tek dyert e oborrit, kur papritmas është zënë nga dyert lëvizëse të hekurta”, ka thënë Zahiti.

Vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e saj. /Telegrafi/