Please enter at least 3 characters.

Ushtarja e parë transseksuale e Zvicrës, me shërbim në Kosovë: Ndjen shikimet e meshkujve! (Video)

2016/01/ushtarja-e-par-euml-transseksuale-e-zvicr-euml-s-me-sh-euml-rbim-n-euml-kosov-euml-ndjen-shikimet-e-meshkujve-video_hd.jpg

Shumë gjatë, pothuaj gjithë jetën ka punuar si shef në hotelin e prindërve në kantonin e Bernës. Derisa një ditë, nga fundi i vitit 2010 ka shkuar dhe u është prezantuar vartësve të saj: prej sot unë nuk jam shefi, por shefja juaj, shkruan bernerzeitung.ch Ndërkohë, ajo u është nënshtruar disa operacioneve për të marrë pamjen e femrës.

Por, zyrtarisht emrin femëror e ka marrë vetëm para pak muajve.

Duke qenë në Kosovë, ajo thotë se perceptohet mjaft mirë si femër nga ata që nuk e njohin. Kur shkon për të bërë furnizimet në kantinën ushtarake, ndjen shikimet e meshkujve që e ndjekin të mrekulluar.

“Paraqitja e një femre bjonde me uniformë dhe me pushkë, në Kosovë vazhdon të jetë diçka e pazakonshme”, komenton ajo. /albinfo.ch/