Please enter at least 3 characters.

Ushtari turk i KFOR-it në Kosovë vdes në gjumë

2023/09/kfori-turk.jpg
363:"PRISTINA, KOSOVO - JUNE 7: Turkish troops, arriving upon the request of the NATO Joint Force Command, are saluted at Pristina International Airport Adem Jashari in Pristina, Kosovo on June 7, 2023. Turkish commando battalion is commissioned as the reserve force due to the events happened in Kosovo. (Photo by Arif Hudaverdi Yaman/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Sot (e hënë) një ushtar i Ushtrisë Turke ka ndërruar jetë sa ishte duke fjetur.

Ai ishte pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

"Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë. Janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë", thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha Ulutaş./Telegrafi/