Urimi i Rita Orës për 28 nëntor, mbath këpucë me flamurin shqiptar
28/11/2020
Në festën e 28 nëntorit nuk kanë munguar urimet e këngëtareve me renome ndërkombëtare.
Artistja e njohur, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa imazhe teksa i bashkangjitur edhe një përshkrim.
Bukuroshja bionde shihej me një bluzë të bardhë, teksa në fokus ka vënë këpucët me flamurin shqiptar.
"Urime dita e flamurit. Faleminderit fansave për këtë video të mrekullueshme", ka shkruar ajo në përshkrim.
Në postimin e tretë, Rita kishte zgjedhur të ndajë disa sekuenca nga koncerti që mbajti vitin e kaluar në Kosovë.
Megjithatë, vlen të përmendet se Rita gjatë karrierës së saj ka përmendur prejardhjen e saj, duke bërë krenarë me arritjet e saj. /Telegrafi/


