Please enter at least 3 characters.

Unitedi vazhdon me fitore në Ligën Premier (Video)

2017/04/man-utd-5-e1492958832593.jpg

Manchester United ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive të ndeshje, duke shënuar fitoren e tretë radhazi, fitore kjo që e afron vetëm në një pikë nga vendi i katërt.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 21 nga sulmuesi francez, Anthony Martial, i cili shënoi pas një aksioni të bukur ku u asistua nga Ander Herrera.

Djajtë e Kuq arritën të gjejnë edhe golin e dytë në pjesën e parë me anë të Wayne Rooney, i cili shënoi në minutën e 39 nga afërsia për 2-0 pas asistimit te Martial dhe skuadrat shkuan në pushim mes dy pjesëve me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Unitedi arriti mirë të menaxhoj rezultatin duke mos rrezikuar asnjëherë fitoren dhe në fund iu gëzua këtij triumfi në udhëtim, duke i dhënë vetes shpresë për një kualifikim në Ligën e Kampionëve nga kampionati.

Pas kësaj fitore, Djajtë e shohin veten në pozitën e pestë me 63 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 15 me 36 pikë të tubuara. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5jfozc_hgxchjxcvbnnbc_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5jfqq7_kjkjkjkjk_sport