Please enter at least 3 characters.

Unitedi kthehet te fitorja pasi triumfuan ndaj Brightonit, Djajtë ngjiten në tabelë

2019/11/Man-Utd-vs-Brighton.jpg
430:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 10: Scott McTominay of Manchester United celebrates with teammates Marcus Rashford and Daniel James after their team's second goal, an own goal from Davy Propper of Brighton and Hove Albion (not pictured), during the Premier League match between Manchester United and Brighton & Hove Albion at Old Trafford on November 10, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t'i kthehet fitores në kampionat dhe janë ngjitur për disa pozita në tabelë pas triumfit ndaj Brightonit në Old Trafford.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Ishte Andreas Pereira (17'), i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Davy Propper (19') shënoi në golin e tij pas një rrëmuje në zonë duke e quar epërsinë e Unitedit në 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Unitedi kishte diçka më shumë nga loja, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë në këtë pjesë u shënua nga mysafirët të cilët me anë të Lewis Dunk (64') ngushtuan epërsinë në 2-1.

Megjithatë, Djajtë nuk i lanë aspak hapësira befasisë duke shënuar edhe golin e tretë me anë të Marcus Rashford (66'), i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Rashford vulosi fitoren (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e shtatë me 16 pikë, ndërsa Brightoni renditet i 11-ti me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Sheffield Unitedi, ndërsa Brightoni e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_ManUtd/status/1193545038858293248

https://twitter.com/D9INE_ManUtd/status/1193545446343364608