Please enter at least 3 characters.

Unitedi ia kumton lajmin e largimit, Juventusi rivalizon Interin për Lukakun  

2019/05/Lukaku-Man-Utd-8.jpg
296:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Romelu Lukaku of Manchester United celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ia ka kumtuar sulmuesit belg, Romelu Lukaku, se mund të largohet këtë verë - për çmimin e duhur.

Sipas mediumit The Sun, sulmuesi belg, 26-vjeçar, u kthye nga pushimet e tij nga Amerikë për të folur me zyrtarët e klubit nga Old Trafford mbi të ardhmen e tij.

Dhe Unitedi thuhet se ia ka bërë të qartë se do ta lejojë atë të shkojë në Inter, nëse italianët ofrojnë pak më shumë se 75 milionë funtet që ata kanë paguar te Evertoni dy vjet më parë.

Nënkryetari Ed Woodward do të refuzojë oferta më të ulëta, por mund të konsiderojë lojtarët që Interi mund t'ia ofrojë si pjesë të marrëveshjes.

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar ka qenë në radarin e Unitedit së fundmi ndërsa Ivan Perisic është një tjetër lojtar që e kanë admiruar, megjithatë i pari vështirë se mund të përfshihet në tratativa.

Unitedi nuk do të paguajë asnjë nga pagat e Lukakut prej 225 mijtë funteve në javë për tre vitet e mbetura në kontratën e tij dhe largimi i tij pritet të ndodh këtë verë.

Skuadra tjetër italiane, Juventusi gjithashtu thuhet se po monitoron situatën e tij dhe është gati të rivalizojë me Interin. /Telegrafi/