Please enter at least 3 characters.

Unitedi është gati të paguajë gjysmën e pagës për ta larguar Sanchezin

2019/05/Sanchez-Man-Utd.jpg
271:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Alexis Sanchez of Manchester United reacts with an injury during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë gjysmën e pagës së Alexis Sanchez për të pastruar librat e tyre financiar këtë verë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Sanchez ka dështuar të rimarrë formën që ai tregoi te Arsenali që nga bashkimi me Unitedin në janar të vitit të kaluar dhe ka luftuar për të gjetur vend në ekipin e parë.

Djajtë e Kuq janë të përgatitur ta largojnë atë këtë verë, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të kthejë skuadrën e tij në pretendentë të vërtetë të titujve.

Por, klubi e di që paga e tij prej 500 mijë funtesh në javë do të jetë një pengesë e madhe për çdo transferim të kilianit.

Kjo barazohet me një 26 milion funte në vit dhe Unitedi janë të vendosur për të paguar gjysmën e pagës që në mënyrë që të largojnë atë.

Për sulmuesin kilian interesim ka shprehur klubi italian Interi, por edhe rivali i tyre Juventusi. /Telegrafi/