Please enter at least 3 characters.

Unitedi dhe Chelsea i bashkohen garës për Bellerinin

2018/05/Mourinho-Bellerin.jpg
326:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 29: Jose Mourinho, Manager of Manchester United pats Hector Bellerin of Arsenal on the shoulder as he prepares to take a throw in during the Premier League match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja angleze Manchester United dhe Chelsea janë bashkuar me garën për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

23-vjeçari ishte më parë subjekt i interesit të ngushtë nga Barcelona, por kjo ndjekje u mbyll me nënshkrimin e Nelson Semedos nga Benfica verën e kaluar.

Edhe gjiganti italian, Juventusi thuhet se mban një interes të fortë për mbrojtësin spanjoll dhe e dëshiron atë gjatë verës.

Megjithatë, transferimi i Bellerinit do të jetë i vështirë shkaku edhe i konkurrencës së fortë që vjen tani nga Liga Premier.

Hector Bellerin (Getty Images)

Sipas një raport në mediumin spanjoll Diario Sport, dy klubet e mëdha angleze, Unitedi dhe Chelsea janë futur në garë për shërbimet e spanjollit.

Këto dy skuadra thuhet se po peshojnë ofertat prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin me pasigurinë e të ardhmes së tij me klubin londinez.

Me largimin e Arsene Wengerit në fund të sezonit thuhet se mund të bëhet edhe një lëvizje e lojtarit nga Emirates.

Ndryshe, Bellerin ka tri paraqitje me Kombëtaren e Spanjës, ndërsa ka bërë mbi 150 paraqitjen me ekipin e parë të Topçinjve. /Telegrafi/